Krasniqi: 5 marsi ishte ditë e tmerrit, dhimbjes dhe tragjedisë, duhet denoncuar Serbia për këtë

0

Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka reaguar përmes një postimi ne Facebook, për ngjarjet e 5 marsit  te vitit 1998.

Ai ka lavdëruar rezistencën historike të familjes Jashari por gjithashtu ka kërkuar  që krimi serb  të denoncohet , në këtë përvjetor.

Sponzor

‘ (Si sot e mbaj mend se si dukej Prishtina atë ditë: pa njerëz në rrugë, njerëzit nuk guxonin të të përgjigjeshin as në telefon.) Ai krim serb duhet të denoncohet me forcë, në këta përvjetor. Dhe duhet të procedohet padia per gjenocidin serb’ ka shkruar mes tjerash Krasniqi./Gazeta NewBorn/

Postimi i plotë:

‘5 marsi 1998 ishte ditë e tmerrit, ditë e dhimbjes, ditë e frikës, ditë e tragjedisë. Ishte ditë kur një familje atdhetare ishte goditur nga shteti terrorist serb, ku nuk u kursyen as fëmijët, as grate, as pleqtë. Ishte ditë kur Serbia e rifilloi krimin e gjenocidit, pas asaj që kishte bërë në Vukovar, në Sarajevë, në Srebrenicë… Rezistenca heroike e familjes Jashari ishte vetëmbrojtje nga shteti terrorist. Kjo rezistencë duhet të nderohet nga të gjithë ne. Por, krimi që ka bërë Serbia nuk duhet të minimizohet, nuk duhet të harrohet, duke u maskuar me festime e fjalime triumfaliste. (Si sot e mbaj mend se si dukej Prishtina atë ditë: pa njerëz në rrugë, njerëzit nuk guxonin të të përgjigjeshin as në telefon.) Ai krim serb duhet të denoncohet me forcë, në këta përvjetor. Dhe duhet të procedohet padia per gjenocidin serb. (5 mars 2019)’

-Sponzor-