Krasniqi: Deklarata e Vuçiqit se Kosova është kryqi që do ta bartin serbët, është vërtetim i partneritetit me patriarkun e ri serb

0

Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thënë se deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit mbi idenë se Kosova është kryqi që bartjn serbët, tregon lidhjen e tij me patriarkun e ri serb.

Poashtu, Krasniqi thotê se terminologjja kishtare serbe, synon një kryqëzatë për çlirimin e “Jerusalemit serb” me ekspedita fetare.

Sponzor

Postimi i tij:

Deklarata e Vuçiqit se Kosova është kryqi që do ta bartin serbët, është vërtetim i partneritetit me patriarkun e ri serb, Porfirien, për politikën e mbështetur mbi doktrinën e shënsavizmit, që shtetin, kombin dhe kishën i sheh si një njësi unike. Terminologjia kishtare në gojën e presidentit Vuciq dhe patriarkut të ri, zbulon synimet e një kryqëzate, për çlirimin e “Jerusalemit serb” me ekspedita të bashkuara fetare-militare. Me gjasë, ata po përgatisin edhe terrenin psikologjik, politik e diplomatik, për kthimin e selisë së Kishës Ortodokse Serbe në Pejë, gjë që duan ta paketojnë brenda marrëveshjes finale. Pra, ata po synojnë ta rivendosin politikën e riserbizimit të Kosovës, gjë që do të mund të bëhet edhe me ëprfhsirjne e të drejtës për t’u kthyer në Kosovë të të gjithë serbëve të zhvendosur në 100 vitet e fundit! Një projekt i skëterrshëm kishtar-shtetëror-kombëtar serbomadh. Për atë arsye duhet të reagojnë edhe Kurti e Osmani, sepse atyre u ka mbetur në dorë patatja e nxehtë e këtij konfrontimi me agresionin e ri kishtar, politik e diplomatik serbomadh. Ata ose do ta ftohin pataten, ose do të digjen prej saj. Heshtja nuk ua ftohë pataten. Heshtja i nxitë edhe më shumë armiqtë e Kosovës.

-Sponzor-