Krasniqi deponon padi ndaj Sveçlës, paratë nga padia do të ia dhuroj “Jetimave të Ballkanit”

0

Publicisti dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka deponuar sot padi ndaj Xhelal Sveçlës, u.d të ministrit të brendshëm, shkruan Gazeta NewBorn.

Kjo padi e Krasniqit ndaj Sveclës, vjen pas një njoftimi të pafaktueshëm që Sveçla kishte bërë duke thënë pa asnjë bazë se Krasniqi kishte organizuar faljen në shesh javë më parë.

Krasniqi ka shkruar se nëse e fiton padinë, paratë e fituara nga ky rast do të ia dhuroj Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, të drejtuar nga Halil Kastrati.

Postimi i Krasniqit:

Sot paraqita padine per shpifje ndaj zevendesministrit te puneve te brendshme ne detyre, Xhelal Sfeqles. Shteti ligjor dhe drejtesia duhet te vlejne per te gjithe.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2913634762086719&id=100003206721247

 

-Sponzor-