Krasniqi: Kush i beson Edi Ramës, thënë figurativisht është gomar

0

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas takimit të sotëm mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, i cili u mbajtë në Pejë, me buxhet të Republikës së Kosovës.

Ky takim u mbajtë falë taksave të qytetarëve, ku u shpenzuan 120 mijë euro për darka e dreka të këtij takimi, e në fund thuajse asgjë nuk u bë, përveçse disa deklaratave skandaloze të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku fillimisht përdori fjalë banale në gjuhën angleze, pastaj duke fyer gazetarin kosovar e së fundmi duke e bërë edhe një deklaratë poashtu skandaloze duke i dalur në mbrojtjte Presidentit të Kosovës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kush do që i beson Edi Ramës është gomar, duke e përdorur figurën stilistike në kët rast.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Takimi i sotëm i dy qeverive në Pejë, i ka shërbyer Edi Ramës si rast ideal, që ta shtyejë përpara idenë e Vuçiqit për “ kufizimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, duke e zhbërë krejtësisht Kosovën si shtet.

Sipas projektit të Vuçiqit veriu, deri në Urën e Ibrit, i amputohet Kosovës dhe i aneksohet Serbisë. Pjesa që mbetet, sipas atij plani, lihet që asocohet diqysh me Shqipërinë, si njëfarë entiteti, por jo si shtet sovran. (Loja e Edi Rames me bashkimin doganor është në këtë funksion, për të na hedhur hi syve.) Prandaj, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i sotëm i shprehur nga kryeministri Haradinaj. Politika diversioniste e Ramës kundër pavarësisë së Kosovës, e cila po paketohet si gjoja politikë e bashkimit kombëtar, duhet të denoncohet.

Duhet të kërkohet që paraprakisht qeveria e Shqipërisë të dalë me deklaratë zyrtare se nësee aspiron bashkimin me Kosovën, kjo duhet të realizohet në kufijtë e tashëm që Kosova i ka Nëse e shpall Shqipëria zyrtarisht këtë zotim, atëherë jemi në rregull me procesin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të pavarura, që mund të formojnë një federatë a asociacion të përbashkët shtetëror. Por, nëse nuk pranohet kjo, Rama do të duhej të bllokohej, pra të mos i lejohet të flasë në emër të Kosovës, me termat e tij hileqartë, të akorduar me Vuçiqin e mbase edhe me Institutin ‘Lindje Perëndim” të Kameron Manterit, me Sorosin dhe me Llavrovin. Nëse nga qeveria e Kosovës nuk bëhet kjo gjë e domosdoshme, Rama do ta vazhdojë diversionin.

Shenjat janë se Rama është pjesë e ekipit, që po punon për zhbërjen e Kosovës si shtet. Kushdo që ka dyshime për qëllimet e errëta të Ramës kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane, thënë figurativisht, vërtet është gomar.

-Sponzor-