Krasniqi reagon ashpër: Janë bërë bashkë Sveçla e Tërnava, nuk më frikësojnë

0

Profesori i UP-së, Milazim Krasniqi, ka reaguar pasi që u.d. i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e akuzoi atë se qëndronte prapa organizimit të një proteste në shesh, raporton Gazeta Express.

Krasniqi ka shkruar se deklarata e Sveçlës është gënjeshtër dhe shton se nuk ka bërë asnjë thirrje as organizim të tillë.

“Deklarata e Xhelal Sfeqles se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirrjeje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Publicisti thotë se ai është shprehur pro hapjes së xhamive, mirëpo duke respektuar rregullat.

“Unë kam shprehur qëndrim publik se duhet të hapen xhamitë, me kujdes e me zbatim të rregullave, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. Ndaj qëndrimit tim BIK ka reaguar me një deklaratë nervoze dhe poashtu të pakuptimtë. Tash qenkan bërë bashkë myftiu Tërnava e Xhelal Sfeqla, në një fushatë e ndjekje të përbashkat e të pandershme. Nuk u bën nder kjo gjë, as njërit, as tjetrit. Edhe nuk mund të më frikësojnë. Ministri Sgeqla dhe qeveria duhet të gjejnë zgjidhje për problemet e rënda ekonomike, shëndëtësore, sociale e gjithfarë që po e rrënojnë vendin e shoqërinë e të mos përhapin dezinformata e gënjeshtra të tilla si kjo e Xhelal Sfeqlës”, ka thënë ai.

“Thjesht, nuk qeveriset me gënjeshtra. Dështimet e qeverisjes së Kurtie Sfeqles nuk mund të mbulohen me fushata kundër njerëzve të ndershem. Përkundrazi ato dështime vetëm sa bëhen edhe më të tejdukshme”, tha Krasniqi.

-Sponzor-