Krasniqi: Televizioni Dukagjini i oligarkut të gjitha sistemeve Ekrem Lluka është bërë organ i Vetëvendosjes

0

Krasniqi: Televizioni i oligarkut të gjitha sistemeve Ekrem Lluka është bërë organ i VetëvendosjesNënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se TV Dukagjini me pronar biznesmenin Ekrem Lluka, qe disa kohë është bërë de facto organ i Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një deklarate në Facebook, Krasniqi ka thënë Albin Kurti po e përdor Tv Dukagjinin e Ekrem Llukës për të promovuar lajme të rreme dhe sondazhe të trilluara.

Sponzor

“Është koha t’i themi MJAFT MË kamuflimit të propagandës si kinse-gazetari. Sepse, këto janë metoda që përdoren nga diktatorët autokratë. Këto janë metoda që përdoren nga populistët.
Por, Partia Demokratike e Kosovës, qoftë në qeveri apo në opozitë, do t’i zhveshë dhe do t’i zbulojë para opinionit publik motivet e vërteta të rreshtimit provokues të Ekrem Llukës me taktikat dhe qëllimet e Albin Kurtit”, ka thënë Krasniqi.

Ky reagim i nënkryetarit të PDK-së vjen pasi TV Dukagjini publikoi mbrëmë një sondazh të realizuar nga tashmë zyrtari i Vetëvendosjes Armend Muja që deri pak ditësh ishte bashkëpunëtor i Llukës dhe vite më parë u zu në flagrancë duke marrë ryshfet për licencim të kolegjeve private.

Sondazhin e TV Dukagjinit edhe analistët Agon Maliqi e Bleron Baraliu e cilësuan manipulim dhe sharlatan.

Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:

Televizioni i oligarkut të të gjitha sistemeve, Ekrem Lluka, qe disa kohë është bërë de facto organ i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pra, kur qytetarët shikojnë TV Dukagjinin, ata janë të ekspozuar direkt ndaj propagandës së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Është dëshmuar shumë herë deri tash se Albin Kurti nuk tregon respekt për parimet themelore të demokracisë. Ai po e përdor kanalin e Ekrem Llukës për të promovuar lajme të rreme dhe sondazhe të trilluara.

Është koha t’i themi MJAFT MË kamuflimit të propagandës si kinse-gazetari.

Sepse, këto janë metoda që përdoren nga diktatorët autokratë. Këto janë metoda që përdoren nga populistët.

Por, Partia Demokratike e Kosovës, qoftë në qeveri apo në opozitë, do t’i zhveshë dhe do t’i zbulojë para opinionit publik motivet e vërteta të rreshtimit provokues të Ekrem Llukës me taktikat dhe qëllimet e Albin Kurtit.

Vlerësim për opinionistët që edhe në këtë strofull të Vetëvendosjes e ruajnë profesionalizmin dhe paanshmërinë e tyre.

Le të tregojmë respekt për qytetarët tanë, për institucionet tona dhe për vendin tonë, duke respektuar të gjithë procesin zgjedhor dhe rregullat themelore të angazhimit politik demokratik, informimin e lirë dhe të paanshëm.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1835759813229100&id=305998376205259&sfnsn=mo

-Sponzor-