Krasniqi vjen me një zgjidhje për grevistët

0

Publicisti dhe shkrimtari i njohur Milazim Krasniqi ka thënë se Grevat dhe protestat në rritje të shumë sektorëve, mund ta shpiejnë shtetin drejt kollapsit, shkruan Gazeta NewBorn.

Ai për këtë, ka ofruar një zgjidhje duke thënë se duhet të tërhiqet nga procedura ligji për pagat për një periudhë gjashtëmujore.

Sponzor

“Për ta shmangur kollapsin, ka një zgjidhje praktike: të tërhiqet nga procedura ligji për pagat për një periudhë gjashtëmujore. Pastaj të hapet debat publik me të gjithë sektorët dhe me sindikatat e të arrihet një zgjidhje sa më e drejtë” ka shkruar Krasniqi në rrjetin social facebook. /Gazeta NewBorn/

Ja postimi i tij i plotë:

Grevat dhe protestat në rritje të shumë sektorëve, mund ta shpiejnë shtetin drejt kollapsit. Për ta shmangur kollapsin, ka një zgjidhje praktike: të tërhiqet nga procedura ligji për pagat për një periudhë gjashtëmujore. Pastaj të hapet debat publik me të gjithë sektorët dhe me sindikatat e të arrihet një zgjidhje sa më e drejtë. Ndërsa sa i përket paralajmërimit të universiteteve publike për greva e protesta, zgjidhja e duhur është shkarkimi i agjencisë së akreditimit, ndoshta edhe i minsitrit të arsimit. Pra, nëse qeveria e dëshiron zgjidhjen e problemeve, zgjidhje ka. Nëse don me e ba llugë më shumë se sa që është, mund ta bëjë, por do t’i thyhej për kokë në fund.

-Sponzor-