Krasniqi: Vjosa Osmani me agresivitet humbi zgjedhjet, Agim Veliu është figurë klasike e Rugovizmit

0

Profesori universitar dhe themeluesi i LDK-së, Milazim Krasniqi, ka thënë se me agresivitetin e saj Vjosa Osmani ka humbur zgjedhjet e fundit qendrore. Krasniqi ka thënë poashtu se Agim Veliu është figura klasike e cila e shpërfaq më së miri Rugovizmin.

Sipas Krasniqit Vjosa Osmani do të duhej t’a falënderonte Agim Veliun që e bëri kryeparlamentare. Në fund ai ka thënë se Rugovizëm do të thotë tolerancë, kompromis, respekt ndaj mendimit ndryshe e jo sjellje revulocionare.

Ja postimi i tij:

Një deklaratë që i dhashë T7, u paraqit e cunguar. Ndaj po e bëj këtë sqarim nga sa kam mbajtur mend: konflikti ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut është joproporocional, sepse Vjosa është në rolin e sulmuesit. Në vend që ta falënderonte Veliun që u bë kryetare e Kuvendit falë qëndrueshmërisë së tij (kryetar ishte i zgjedhur Glauku i LVV) ajo e sulmon. Edhe kur u shkarkua Veliu nga detyra, njerëzit e LDK është dashtë ta mbronin të gjithë, pasi është zyrtar i lartë i partisë. Agim Veliu është figurë klasike e rugovizmit, sikundër që anëtarësia e LDK-së është tradicionale e jo siç e paraqesin disa në medie. Në fakt, Vjosa Osmani ia ka humbur fitoren LDK-së, me paraqitjen e saj agresive. Rugovizmi është tolerancë, kompromis, respekt ndaj mendimit ndryshe, e jo sjellje revolucionare. Poashtu përmenda përvojën time në LDK, ku kam pasur mendim ndryshe për shumë çështje, për ç’arsye në vitin 2000 jam larguar. Dhe thashë se kush këmbëngul në mendim ndryshe, një ditë e sheh vetëm jashtë LDK-së, ndërsa prej saj nuk mund ta marrë anëtarësinë.

-Sponzor-