Krim makabër në Shkodër, vritet 23-vjeçari

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të natës në Shkodër, ku një 23-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë nga shoku i tij.

Sipas të dhënave të para, i riu Kolë Fermosi është goditur me thikë nga 24 vjeçari Kristian Shkambi jashtë ambienteve të një lokali në Hot të Ri në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti mes tyre ka nisur brenda në lokal, ndërsa më pas ata kanë dalë jashtë ku edhe situata është agravuar më shumë.

Sponzor

Shkambi në sherr e sipër ka nxjerrë thikën dhe ka goditur në zemër 23-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar autorin e     krimit. /GazetaExpress/  

-Sponzor-