Kryeministri Hoti: Pavarësisht zhvillimeve që po ndodhin dialogu nuk ka alternativë tjetër

0

Kryeministri Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se pavarësisht zhvillimeve politike dialogu me Serbinë nuk ka alternativë.

Hoti bëri të ditur se janë duke e përgatitur delegacionin që do të përfaqësoj Kosovën në dialogun Kosovë-Serbi.

Sponzor

“Pavarësisht zhvillimeve që po ndodhin dialogu nuk ka alternativë tjetër. Kosova është e përgatitur për këtë proces, është bërë një punë e madhe edhe nga qeveritë e kaluara. Jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion që do ta përfaqësoj Kosovën në këtë proces”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë pasi që Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Takimi ishte paraparë të zhvillohej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por Thaçi edhe pse ishte nisur për Uashington, ishte kthyer në Prishtinë.

Edhe kryeminsitri Avdullah Hoti kishte anuluar shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë. Ky i fundit ka paralajmëruar se së shpejti do të caktohet data e re për takimin në Shtëpinë e Bardhë

-Sponzor-