Kryeministri i Malit të Zi vjen javën e ardhshme në Kosovë

0

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq në Republikën e Kosovës, i cila ishte planifikuar për sot, do të shtyhet për javën e ardhshme.

Kështu njofton Qeveria e Malit të Zi.

 Arsyeja për shtyrjen e vizitës është fakti se aeroporti i Prishtinës u mbyll për shkak të mjegullës gjatë mëngjesit.

“Afati i vizitës do të harmonizohet dhe në kohë i komunikohet mediave”, thuhet nga Qeveria malazeze.

-Sponzor-