Kryetari i OBKD, Gazmend Islami i reagon ashpër Tomë Gashit

0

Balli Kombëtar Demokrat i ka reaguar ashpër avokatit Tomë Gashit, i cili ka thënë se për shkak të myslimanëve, Kosova po ka pengesa nga BE-ja dhe po vonohet liberalizimi i vizave, shkruan VipStar.info.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një statusi në Facebook, thotë se këtu po shihet qartë se avokati Tomë Gashi po tentot që çështjen e liberaliimit të vizave t’ua hedh myslimanëve, dhe këto deklarat i quan me ndikime politike të bëra nga avokati Gashi.

Ja postimi i plotë:

Balli Kombëtar Demokrat reagon për fjalorin tendicioz dhe anti-islam të avokatit Tomë Gashi, i cili tha se BE-ja nuk na liberalizon vizat për shkak se Kosova është një shtet me shumicë myslimane, e sipas tij janë çështjet religjioze që pengojnë liberalizimin e vizave pasi që Kosova në botë konkretisht në Evropë identifikohet si një shtet mysliman.

Shihet qartë se Gashi tenton që çështjen e liberalizimit të vizave, t’ua hedh myslimanëve, ndërsa faktikisht shqiptarët janë shquar për bashkëjetesë çdo herë si ata të besimit islam e po ashtu edhe ata të besimit katolik që janë popull vëllazëror.

Këto deklarata të tij mund të kenë ndikime politike, nga po ata politikanë që sot kanë në duar fatin e liberalizimit të vizave.

-Sponzor-