Kryetari i veteranëve i del në përkrahje Lumezit: Nuk protestojmë kundër tij

0

Veteranët e UÇK-së nga Brigada 113 kanë paralajmëruar protestë gjatë ditës së hënë për listat e fryera të veteranëve.
Ndër organizatorët e kësaj proteste e cila mbahet në sheshin “Skëndërbeu”, është edhe Faik Zogaj nga kjo Brigadë.

Në njoftimin e protestës, thuhet se individë të ndryshëm po japin deri në 3 mijë euro për të hyrë në listat e veteranëve, dhe se kjo është shqetësim për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Sponzor

Mirëpo, një organizim i tillë nuk ka gjetur përkrahjen e OVL UÇK-së.

Kryetari i saj, Hysni Ngucati, ka thënë sot për lajmi.net, se organizata që ai udhëheq nuk e përkrah protestën e së hënës.

Siç thotë ai, OVL e UÇK-së përkrah kryeprokurorin e shtetit, Aleksander Lumezi, dhe hetimin deri në fund të listave të veteranëve.

“Ne si organizatë e veteranëve të luftës nuk e përkrahim protestën, unë e përkrahi kryeprokurin me i qu deri në fund hetimet për veteran të luftë, me protestë vetëm sa e pengojmë punën”, ka thënë Ngucati.

Siç thotë ai, protesta është organizuar nga Faik Zogaj në emër të Brigadës 113. E megjithatë, Ngucati thotë se Zogaj nuk e ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.

“Protesta është paralajmëruar nga Faik Zogaj në emër të Brigadës 113, e që në emër të kësaj Brigade ai nuk ka të drejtë të bëjë, se Brigada ka hierarki të vetën. Pra ne e përkrahim kryeprokurin Lumezi deri në fund me qu deri në fund, OVL e përkrah hetimin për t’i zbulu matrapazët të cilët kanë keqpërdorë me fondet eluftës”, ka thënë në fund Ngucati për lajmi.net.

Kujtojmë se ditë më parë, prokurori i cili po hetonte listat e veteranëve të rremë, Elez Blakaj, dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Në letrën publike të tij, Blakaj akuzonte kryeprokurorin Lumezi se ka ndikuar në procesin hetues.

-Sponzor-