Kur Albin Kurti spekulonte se Thaçi do t’i dorëzonte shokët në Speciale dhe i thoshte “Shko Hashim”

0

Albin Kurti, me qasjen e tij populiste, për një kohë të gjatë kishte spekuluar se Hashim Thaçi e kishte mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, me shpresën se ai nuk do të përfundonte aty, por shokët e tij të luftës po.

Me këtë diskurs, lideri i Vetëvendosjes ishte akuzuar se po provonte të nxiste përçarje brenda bartësve të luftës së UÇK-së, me qëllim të përfitimit politik.

Por, publikimi i njoftimit të Prokurorisë së Gjykatës Speciale për dorëzimin e një aktakuze, ku përfshihen emrat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e rrëzoi pretendimin e Albin Kurtit për atë që mendonte se ai e dinte.

Kurti nuk ishte mjaftuar vetëm me kaq.

Ai, madje, në një postim në profilin e tij në Facebook, një vit më parë, të titulluar “Shko Hashim”, kishte ftuar publikisht Presidentin Hashim Thaçi që të shkonte në Hagë, duke ironizuar se atje do të gjente kushte të mira.

Kështu, Albin Kurti tallej me udhëheqësit e luftës çlirimtare, që i kishin dalë në ballë një agresori si Serbia, për çlirimin e vendit.

“Burgu nuk është tragjedi dhe fatal. Sidomos ky i Hagës. Besoj që Ramushi, Fatmiri e Batoni të kanë treguar: aty ka televizor, ushqim të mirë tre herë në ditë, salla për rekreacion dhe libra të panumërt në bibliotekë të pasur. Nuk të ndodh asgjë e keqe atje, përveç faktit që do të kesh kohë të përballesh me ndërgjegjen tënde, të cilën kushedi sa vite ka që nuk e takon më. Shko Hashim”, kishte shkruar Kurti.

-Sponzor-