Kurti ‘bombardon’ Serbinë me deklaratë, ia përmend një nga një të bëmat Vuçiqit

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Tëitter ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksander Vuçiq. Ky i fundit dje tha se Masakra e Reçakut është një trillim i sajuar nga Uilliam Uoker.

Kurti përmes postimi të tij tha se masakrat, gjenocidi dhe varret masive janë e vërtet e Serbisë, transmeton Indeksonline.

Sponzor

“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron një të ardhme paqësore pa pranuar krime të së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat janë e vërteta e Serbisë. Është koha që Vuçiq të fillojë të merret me të.”, ka shkruar ai.

-Sponzor-