Kurti i dërgon letër për takim urgjent me Hadadinajn

0

Ish-kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot para mediave se ka marrë ftesë për takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka deklaruar se Kurti i ka dërguar një letër urgjente për takim, për të folur për tema me interes nacional.

“Z.Kurti sot më ka dërgu një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me bisedu për tema të interesit nacional”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se ja ka kthyer letrën, duke i treguar që është gati që të ulen e të bisedojnë.

“Unë i kam kthy një letër atij, i kam treguar që jam i interesuar me bisedu, ju kam drejtuar disa herë publikisht, por, ju nuk keni gjetë kohë për një temë të cilën kam kontribu, pasi e keni marrë vendimin e keni thirr një takim sa për sy e faqe ky është më shumë se ofendim”, thotë

-Sponzor-