Kush e ka fajin për Shqipërinë…?!

0

Fajin e ka BE-ja, se i duhet të reformohet e jo Shqipëria, qe (s)i ka plotësuar kushtet për tu hapur negociatat për anëtarësim!
“Quni” i Edi Rames dhe ministri llofollolog e demagog i politikave të jashtme apo nikname që po i shkon në misionin e ministrit të jashtëm, Llafollologu demagog.
Ky është përkufizimi shoqëror i diplomatit kosovar të Shqipërisë në avokatinë e tij të dështimit për qeverinë mafioze të Tiranës.
Krahas kësaj u mundua llafollologu demagog të përgatiste alibinë e mos mbështetjes së çështjes së Kosovës, gjatë kohës sa do ketë radhën e kryesimit të asamblesë se OKB, sepse i duhet të ndjekë e respektoj agjendat e OKB. Ani se Kosova i është gëzuar gjithmonë kur kjo asamble është kryesuar nga personalitete të vendeve mike të Kosovës, me të vetmin arsyetim se do ketë mbështetjen deh lehtësime në synimet e saja për integrime ndërkombëtarë.
Më në fund u gjënd arsyeja e mos hapjes se negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kjo nuk vije nga mos plotësimit të kritereve të vena nga BE.
Këtë e dëshmoi vet presidenti francez Macron që u bëftë Makaron u bëftë. E kjo u bë e ditur sipas ministrit te jashtëm të Shqipërisë kosovarit Caka.
Edhe ne duhet ti besojmë fjalët e kamufluar me sintaksën e morfologjinë e slajdligjerimit të ministrit të Edvinit.
Në fjalorin e tij të thatë dhe pa fije emocioni as ngjyrë të zërit të ministrit gjakftohtë dhe bosh megjithatë deklaroi se “Shqipëria i kap plotësuara të gjitha kushtet” për hapjen e negociatave për anëtarësim. Por, fajin e ka …?!
Lume Shqipëria se e ka një ministër që e ka mësuar përmendësh atë që duhet të thotë ne politikë qoftë edhe në një emision televiziv ku gazetarit i thuhet në formë kërcënuese se nuk duhet të krijoj të tille opinion dhe për çudi edhe dha efekt at qasshëm gjate emisionit.
Pra më në fund u vu pika mbi i, se vendet e zhvilluara e filluan procesin e negocimit në kapitullin mbi edukimit, etj.
Kurse në Shqipëri fillojmë me kapitullin 23 dhe 24 sepse natyra identifikuese te Shqipërisë është i një natyre tjetër që e le larg nga venet e zhvilluara.
Fatkeqësisht se Shqipëria pra e ka zvogëluar edhe indeksin e krahasimit nga vendet e zhvilluara me demokraci stabile në vendet me vonesa historike dhe kjo na ka lënë mbrapa edhe Maqedonisë që ka lindë dhe ka jetë aq sa ka Shqipëria vite të dhëna me kusht për të përmbushur kushtet për anëtarësim në BE.
Po a po na behet po kjo Maqedonia e re një model për te mare mësim ne aspektin e moralit dhe ndërgjegjësimit
Kryeministri i këtij vendi veç po i jep mësim liderëve të Ballkanit me theks Shqipërisë së lavdishme, se është koha e fundit ta tejkalojmë krizën ndërgjegjësore dhe morale e ti hapim rrugë zhbllokimit të procesit të integrimit të Shqipërisë.
Po koka e turkut kush do jet? Këtë e tha me delikatesën e llafologjisë boshe te sllajddiplomatit që u mundua të identifikoj atë në radhët e opozitës që i paska nxitur edhe kushtet që i paska vënë Bundestagu. Pra nuk po na del qeveria përgjegjëse por me shumë kjo po rendojka mbi opozitën e zhurmshme. Por edhe kësaj i gjeti zgjidhjen duke i kujtuar VETING-un dhe SPAK.
Pra ky ministri komentator i qëndrimeve dhe retorikave boshe të kryeministrit psikotik, po mundohet ti sqaroj me përkufizimin e gënjeshtrës si një mbulese e dështimit të qeverisë.
Po u be mire se ky komentatori i gënjeshtrave të qeverisë Rama po mundohet ta kamufloi arsyen dështimin e qeverise si të papranueshme në krahasim me dështimin e qeverise se Maqedonisë për ta shmangur detyrimin për të marr mësim nga rasti i Maqedonisë.
Pra përfundimisht atëherë po rezulton se është kryeministri i Francës Makroni, që na e beri ketë punë makarona. Sa i përket hapjes se negociatave.
Por meritat kujt po i mbesin, nëse jo përgjegjësia ti bie qeverisë, po u hapen këto negociata kujt do i bien këto merita?! Opozitës jo se jo njëherë!
Ironia thjeshtëzuese nuk i bën drejtësi realitetit, por vetëm opozita është shakatare e dështimit dhe nëse ato hapen atëherë po se qeveria është meritorja, ky është edhe qëllimi.
Pra, në arsyetimin e tij francezi Makron paska theksuar se “nëse BE s’po mund përformon si duhet me kaq anëtarë që ka atëherë dot jet problem ti shtojmë edhe plus 6 anëtare, ndaj të ndalemi njëherë se nuk ka hapësirë për hapje negociatash për anëtarësim të Shqipërisë e kujtdo tjetër”. Por shumë interesant se në Maqedoni, për këtë situatë kryeministri i saj gjënë veten përgjegjës dhe dorëhiqet ndërkohë se ky komentatori llofollolog e demagog mundohet ta makaronizoj të vërtetët për ta mbajtur si domosdoshmëri qeverinë ku ai përformon dështueshëm.
Po deri ku shkon shkalla e paturpësia në politikë apo imoralitetit ndërgjegjësor? Në një kohë që serish mbyllen apo nuk u hapen dyert e Evropës për Shqipërinë, vijojnë negocimet me Malin e zi, i cili jete shtetërore nuk ka sa ka proces tranzicioni politik nga rënia e komunizmi vet Shqipëria dhe Serbia e cila e ka disa kushte që ndërlidhen jo vetëm me ato qe i kërkohen Shqipërisë por edhe kushte të natyrës se krimeve të luftës dhe kund.

Autor: Mirjeta Bozhdaraj

-Sponzor-