Ky është burri i Gresa Behlulit (Foto)

0

Vajza e Shkurte Fejzës, Gresa po i jep fund beqarisë.

Dhe, tashmë është mësuar edhe personi me të cilin po martohet Gresa.

Sponzor

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli këtë të shtunë do ta kurorëzoi dashurinë me martesë, shkruan lajmi.net.

Ajo është kujdesur që jetën private ta mbajë sa më larg botës së mediave dhe deri më sot shumë pak e kanë ditur se kush është mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën.

Sot në media u bë e ditur se Gresa Behluli do të martohet me Lulzim Ibrahimin, i cili njihet më mirë si zyrtar i lartë i klubit të basketbollit të Z Mobile Prishtina.

Ibrahimi është zëvendës president i klubit prishtinas të basketbollit tash e sa vite, por që shumë pak është shfaqur në media.

Mbrëmë Gresa e ka mbajtur kanagjeqin dhe të pranishme ishin edhe shumë prej emrave të njohur për publikun.

-Sponzor-