Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

0

Gjykata Speciale ka filluar me thirrjen e dëshmitarëve për të dëshmuar për krime të luftës. E i ftuari i radhës është ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi- Baca nga komuna e Rahovecit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK-së në këtë komunë ku ka shkruar se ai do të intervistohet ditën e nesërme.

Sponzor

Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë ishte formuar edhe Brigada 124 “Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.

Isuf Baca është invalid i luftës i cili u plagos rëndë në vitin 1998./Gazeta Blic/

-Sponzor-