Ky është produkti që shkakton kancerin, gjendet në 2 mijë produkte

0

Një numër i madh produktesh kryesisht higjenike kanë përbërës”triclosan”

Ky përbërës sipas studimeve të fundit shkakton inflamacion të zorrësh se trashë, i cili çon deri në kancer sipas një studimi të bërë sëfundmi nga një ekip amerikano-kinez.

Sponzor

Ky përbërës antimikrobik, përdoret gjerësisht tek sapunët dhe pastat e dhëmbëve dhe sipas studiuesve nga Universiteti i Guangdong Zhang në Kinë dhe ai i Massachusetts mund të çojë deri në kancer të zorrës së trashë pasi ndryshon në mënyrë drastike përbërjen e mikrobeve që ndodhen në këtë zonë të trupit.

Studimi, i cili u botua më pas në Revistën Shkencore të Mjekësisë Amerikane u krye mbi kafshë të ndryshme duke sjellë këtë rezultat të papritur.

“Rezultatet tona sugjerojnë për herë të parë që triclosan mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e zorrëve”, tha Dr. Chiang, pjesëmarrës në ekipin e studiuesve. Studimet e mëparshme kanë zbuluar “triclosan” në mostrat e urinës prej rreth 75% të njerëzve. Shmangia e tij është praktikisht e pamundur për shkak të përhapjes së saj të madhe në kaq shumë produkte.

“Për shkak se kjo substancë përdoret kaq gjerësisht, studimi ynë tregon se ekziston një nevojë urgjente për të vlerësuar më tej ndikimin e saj në shëndetin e zorrëve”, thanë hulumtuesit.

-Sponzor-