Ky është shteti ku s’guxon njeri t’ju prekë me dorë

0

Australia është vendi më i sigurt në botë për një grua, këtë tregon analiza e fundit e
publikua nga New World Wealth, për këtë vit.

Raporti kryesisht analizon lëvizjen e individëve në vendet me vlerë të lartë të pasurisë neto në të gjithë botën. Megjithatë, një pjesë e kësaj analize përfshin shqyrtimin e vendeve më të sigurta për gratë. “Siguria e gruas është një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar potencialin afatgjatë të rritjes së pasurisë së një vendi, me një korrelacion prej 92% midis rritjes së pasurisë dhe nivelit të sigurisë së gruas”, thuhet në raport.

Sponzor

Mbi dhjetë vjet, pasuria në Australi është rritur me 83%. 10 vendet më të sigurta për gratë në vitin 2017 ishin:
1-Australia
2-Malta
3- Islanda
4- Zelanda e Re
5- Kanadaja
6- Poloni
7- Monako
8- Izrael
9- SHBA
10- Koreja e Jugut

Renditja bazohet në përqindjen e popullsisë femërore të secilit vend që ka qenë viktimë
e një krimi gjatë vitit të kaluar.

Shumica e vendeve janë gjithashtu destinacione popullore për emigrimin. Vendet më të sigurta në çdo rajon ishin: Evropa: Malta, Polonia, Monako, Islanda. Azia: Australia, Zelanda e Re, Sri Lanka, Japonia, Koreja e Jugut. Lindja e Mesme: Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe. Afrika: Mauritius, Botsëana, Namibia. Amerika: SHBA, Kanada.

-Sponzor-