Ky është versioni i policisë rreth “tentim-kidnapimit” të Milaim Zekës te Rruga B

0

Policia e Kosovës për Express ka thënë detaje rreth rastit të tentim-kidnapimit të Milaim Zekës për të cilin më herët foli deputeti

Më datë 17.05.2018 është raportuar rasti nga ana e ankuesit M.Z. Rasti ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë, njofton Policia.

Me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë.

Sponzor

“Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, thuhet më tej.

Për këtë ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave.

-Sponzor-