Ky person i zbulon qëllimet e Vetëvendosjes: Ja pse po bëhen dorëheqjet

0

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci që ishte larguar nga ky subjekt politik në vitin 2012, ka krahasuar dorëheqjen e tij me dorëheqjet e fundit që kanë ndodhur në këtë subjekt politik, duke i akuzuar ata se po e bëjnë me qëllim që të dëmtojnë VV-në.

Ai tha se që nga koha e largimit e deri më sot asnjë nga mediat nuk ka arritur të sigurojë letër-dorëheqjen e tij, me gjithë interesimin që pretendon ta kenë pasur.

Sponzor

“Kur pata dalë prej VV-së në 2012 (unë isha veç anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetar i studentëve në SKV, pra s’po e krahasoj për kah rëndësia veten me dorëheqistat e ktyne ditëve), e theksoj – KUR PATA DALË, jo veç dorëheqje nga pozitat e mrenshme, asni medie nuk e ka pasë letrën teme të dorëheqjes (dhe nuk e ka as sot). Mbas 1 muji, ni medie e afërt me pushtetin e asaj kohe e mur vesh dhe më thirri në telefon për me bo lajm me dorëheqjen teme, unë iu thash që s’ju çoj ujë në mulli mediave t’pushtetit se sjom as me VV po as me pushtetin”, ka thënë Gjinovci.(Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ai tutje ka shtuar se e ka të pa qartë faktin përse i bëhet dëm VV-së nga një a ktivist. “Unë s’po e kuptoj qysh dikush që është aktivist i ban dam subjejtit t’vet, përveç nëse ky është, (apo ishte) qëllimi (prej kohësh)? Edhe ni sen: cilat ken dallimet ideo-politike, hala s’na kallxoj kush?”, ka shkruar ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Pas publikimit të një bisede virtuale, e cila edhe i kishte bërë të njohura për publikun dallimet ndërmjet zyrtarëve në VV, kanë kërkuar dorëheqjen shtatë zyrtarë të këtij subjekti politik, duke nisur nga kryetari i saj Visar Ymeri e deri tek anëtari Ylli Hoxha.

-Sponzor-