Lahi Brahimaj i gëzohet lirimit të Sylejman Selimit , ja cfarë shkruan

0

Ish ushtari i UCK-së, Lahi Brahimaj i është gëzuar lirimit të Sylejman Selimit, shkruan Gazeta NewBorn.

Ai nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se kthimi në liri për çlirimtarët është jo vetëm drejtësi, por para se gjithash është vlerësim i idealit.

Sponzor

“Në shpatulla të njëri-tjetrit qëndruam dhe u mbështetëm në rrugën e lirisë, po kështu duhet të qëndrojmë për të prezantuar pastërtinë e çlirimtarëve dhe të drejtën për liri” ka shkruar Brahimaj ndër të tjera në facebook. /Gazeta NewBorn/

Ja postimi i tij i plotë:

Kthimi në liri për çlirimtarët është jo vetëm drejtësi, por para se gjithash është vlerësim i idealit. Rrugëtimi krah për krah për lirinë e vendit është ideali i përbashkët për drejtësinë që duhet të vendoset për çlirimtarët.

Kush më shumë se çlirimtarët e din vlerën e lirisë?! Por, edhe kush më shumë se populli e vlerëson dhe i gëzohet lirisë dhe lirimit të çlirimtarëve!

Në shpatulla të njëri-tjetrit qëndruam dhe u mbështetëm në rrugën e lirisë, po kështu duhet të qëndrojmë për të prezantuar pastërtinë e çlirimtarëve dhe të drejtën për liri.

Edhe vet liria ishte e vonë, e për çlirimtarët pastërtia për luftën ende po vazhdon. E drejta na solli lirinë. Kjo e drejtë do të pasqyrohet edhe për luftën çlirimtare.

Image may contain: 3 people, people standing
Image may contain: 1 person, standing, tree, outdoor and nature

 

-Sponzor-