Lajm i keq për Aida Dërgutin

0

Deputeti i LVV-së, Salih Zyba gjatë intervistës në “Fakt Plus” në Tribuna Channel , foli lidhur me çështjen e përfaqësimit të tyre në Kuvend, duke thënë se deri tani pëfaqësuese e tyre ka qenë deputetja, Aida Dërguti, por sipas tij nuk do të jetë më.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që deputetja, Aida Dërguti e cila tashmë është në grupin e atyre deputetëve që kanë kërkuar formimin e Grupit të Ri Parlamentar, të dorëhiqet nga pozita e nënkryetares së Kuvendit. Deputeti Zyba ka treguara se vendin e saj do të zë Albulena Haxhiu, shkruan gazetametro.net.

Sponzor

“Po ju them se si propozim për zëvëndësimin e Aidës është tani Albulena Haxhiu, si nënkryetare është e mundshme ajo të zë vendin e saj”, tha Zyba.

Zyba po ashtu shtoi se Aida është dashur të vetëdorëhiqet nga posti i saj që po e mbanë pa të drejtë, pasi ajo tani nuk e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deri tani ka qenë Aida përfaqësuese e jona në Kuvend, ndërsa tash është e nevojshme të ndërrohet, në raste më transparente Aida duhet të vetëdorëhiqet publikisht pasi ajo ka ndërruar subjekt dhe nuk përfaqëson Vetëvendosjen, ne mbledhje të kryesisë kemi shqyrtu mundësinë për zëvëndësimin e saj por Aida nuk ka qenë e gatshme për këtë”

Deputetja Aida Dërguti nuk ka folur ende për këtë çështje, dihet se ajo tani më është në grupin e Deputetëve të Pavarur.

-Sponzor-