Lajm i keq për bizneset e masazhave!

0

Lokalet e “masazheve” në Prishtinë, që në të shumtën e rasteve janë cilësuar si vende ku ushtrohet prostitucioni, po shqetësojnë banorët e kryeqytetit. Edhe pse është veprimtari ilegale në Republikën e Kosovës, shumë ankesa janë drejtuar organeve përgjegjëse .

Madje, edhe në adresë të Indeksonline kanë ardhur ankesa nga lexues të ndryshëm të cilët jetojnë në disa lagje të Prishtinës. Të njëjtit kanë thënë se e kanë të pamundur të jetojnë si pasojë e këtyre bizneseve për shkak të tollovisë që e krijojnë në parkingje dhe shumë të tjera pas orës 22:00.

Ata kanë shprehur shqetësimet e tyre duke shpresuar se ATK do të ndërmerr masa ndaj këtyre dukurive varësisht shkeljeve ligjore.

Në një përgjigje për Indeksonline, Administrata Tatimore e Kosovës ka treguar se sipas legjislacionit tatimore veprimtari të tatueshëm e konsideron çdo veprimtari nga e cila krijohen te ardhura ekonomike.

Sipas tyre, edhe veprimtaria e masazheve apo kujdesit trupor është e obliguar si edhe çdo biznes tjetër fillimisht të regjistrohet, fiskalizohet si dhe te deklarojë dhe paguajë tatimet e përcaktuar me ligj.

Kësisoj, përveç kësaj kjo veprimtari duhet te deklarojë edhe numrin e punëtorëve. Më tej, zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina Bytyqi-Sefa ka treguar edhe numrin se sa kësi biznese janë të regjistruara aktualisht.

“Ashtu siç e din së fundmi kjo veprimtari biznesore është përhapur shpejt mirëpo ne si ATK në bazë të kompetencave ligjore që i kemi jemi duke i monitoruar vazhdimisht. Sipas statistikave që kemi te regjistruara ne ARBK janë 310 subjekte. ATK ka zhvilluar disa aktivitete tek këto subjekt, ku si rezultat kemi janë ndëshkuar me gjoba 30 prej tyre, për mos deklarim të punëtoreve, mos deklarim të tatimeve dhe mos fiskalizim”, ka thënë Bytyqi- Sefa.

Tutje, ajo ka theksuar se ATK, në kuadër te angazhimeve zyrtare për te verifikuar zbatimin e ligjit nga subjektet e këtij sektori, ka qene pjesë e shumë aksioneve me institucionet tjera si: Polici, Inspektorat te punës, Inspektorate Komunale dhe Inspektorat te MTI.

Poashtu, në fund Bytyqi shton se duke u bazuar gjithnjë në ligj ATK është e obliguar që të inkasoj të hyra nga të gjitha bizneset, pavarësisht nëse veprimtaria e tyre konsiderohet legale apo jolegale-pasi që kjo është pjese tjetër me të cilën merren inat itucionet përgjegjës.

-Sponzor-