Lajm i mirë nga ministri Zemaj: Nga sot do të rritet numri i testimeve

0

Përderisa po vazhdon mbajtja e seancës parlamentare rreth menaxhimit të koronavirusit, ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ka thënë se nga sot do të rritet numri i testimeve, shkruan Gazeta Metro.

Zemaj gjatë seancës plenare që po mbahet për situatën me pandeminë Coivd-19 u shpreh se tashmë do të rritet edhe numri i testimeve në nivel vendi.

Sponzor

Zemaj gjatë një replike me deputetët e VV’së, ka thënë se mos krijoni shfaqje teatrale të cilat janë të thirrura në të pavërteta.

“Mos krijoni shfaqje teatrale, të cilat janë të thirrura në të pavërteta. Vjosa Osmani i ka dërguar dy lista për testime dhe të gjithë janë testuar. Po ashtu edhe njerëzit e kontaktit janë testuar. Nuk jemi më të privilegjuar se askush”.

Ai ka thënë se të gjitha testimet po bëhen me protokoll, ku janë të shënuara edhe arsyet e testimit.

“Nuk është në interes politik, as publik në dezinformata. Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative dhe pritet rritja e numrit të testimeve që nga sot”, ka thënë Zemaj ndër të tjera.

Gjithashtu Zemaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar udhëzimin administrativ për të licencuar laboratorët privatë për testimet me COVID-19.

“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative, kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për Covid të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, tha Zemaj./

-Sponzor-