LAJMI FUNDIT: BE-ja miratoj marrëveshjen

0

Drejtuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë nënshkruar marrëveshjen e divorcit për Brexit, duke miratuar një deklaratë për këtë çështje.

Drejtuesit e BE-së kanë dhënë mbështetjen e tyre për marrëveshjen e tërheqjes, teksti ligjor që rregullon largimin e Britanisë nga blloku dhe rekomandojnë aprovimin nga Parlamenti Evropian.

Kryeministrat e BE-së kanë aprovuar gjithashtu deklaratën shoqëruese politike, që parashikon ambicie të përbashkëta për marrëdhëniet e ardhshme.

Negociuesit arritën një sukses në fillim të ditës, pas bisedimeve maratonë, por kryeministri britanik Boris Johnson, ende do të përballet me një luftë për të bindur deputetët në Westminster.

Marrëveshja duhet ende të miratohet nga parlamenti britanik dhe evropian përpara datës së planifikuar 31 tetor./ATSH/

-Sponzor-