LAJMI FUNDIT: Gjykata vendos për Sami Lushtakun

0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur mbi kërkesën e bërë nga “Grupi Drenica” për pezullimin e vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.Kjo Gjykatë e ka hedhur poshtë si të papranueshme kërkesën e bërë nga pjesëtarët e “Grupit Drenica” Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj.Të njëjtit u shpallë fajtorë për Krime Lufte dhe u dënuan në total me 65 vite burgim.

Parashtruesit e kësaj kërkese pretendonin se u janë shkelur të drejtat themelore të garantuara me nenin 24 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.Menjëherë pas dënimit të tyre pala mbrojtëse e këtyre personave, kishte dërguar ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila e kishte refuzuar ankesën e tyre, duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.E me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, pala mbrojtëse ishte drejtuar në Gjykatën Supreme, për të dhënë vendimin e saj lidhur me këtë çështje.

Sponzor

Sikurse Apeli, edhe Gjykata Supreme, i kishte dhënë të drejtë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, nuk është pajtuar Gjykata Kushtetuese, e cila ka gjetur shkelje kushtetuese në këtë rast. Pjesëtarët e Grupit Drenica 1 dhe Drenica 2 ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës.

-Sponzor-