LAJMI FUNDIT: Kosovë, vritet një person

0

Një vrasje ka ndodhur pak minuta më parë në Gjakovë, saktësishit në fshatin Brekoc në vendin e njohur si Fushë Tyrbe.

Në Policinë e Gjakovës kanë konfirmuar për Express se janë duke u marrë me këtë rast, duke bërë me dije se është arrestuar një i dyshuar.

Sponzor

“Jemi duke u marrë me këtë rast. Dyshimet janë se një person ka mbetur i vdekur. Mund të konfirmojë se një i dyshuar është arrestuar. Dyshimet janë se viktima është rreth 40 vjeçare”, ka thënë për Express, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjoka.

Gazeta Express ka mësuar se i dyshuari që ka kryer këtë vrasjes është bashkëshorti i viktimës.

Viktima dhe i dyshuari janë nga fshati Bitesh i Gjakovës.

-Sponzor-