LAJMI FUNDIT: Tronditet Rusia, përjashtohet nga të gjitha zhvillimet

0

Rusia është suspenduar nga të gjitha ngjarjet kryesore sportive për katër vitet e ardhshme, ka konfirmuar Agjensia Botërore e Anti-Doping.Flamuri i Rusisë dhe himni kombëtar nuk do të lejohen në ngjarje të tilla si Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Kupa Botërore e Futbollit 2022 në Katar, përcjell GazetaBlic.Atletët që mund të dëshmojnë se nuk ishin njollosur nga skandali, do të jenë në gjendje të garojnë nën një flamur neutral siç ishte rasti gjatë Lojërave Olimpike Pyeongchang të vitit 2018.

Komiteti ekzekutiv i WADA mori vendimin pasi konkludoi se Moska kishte tamponuar me të dhëna laboratorike duke mbjellë prova të rreme dhe duke fshirë testet pozitive të dopingut që mund të ndihmonin në identifikimin e mashtrimeve të drogës.Rusia, e cila është përpjekur të tregojë veten si një fuqi globale sportive, është futur në skandale dopingu që nga një raport i vitit 2015 – kur Agjensia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) gjeti prova të dopingut në atletikën Ruse.Sanksionet e sotme janë përgjigje e të dhënave laboratorike të doktruara e të siguruara nga Moska në fillim të këtij viti.

-Sponzor-