LAJMI I FUNDIT: Lëndohet ylli i Anglisë, pak orë para ndeshjes me Kosovën

0

Mesfushori i Leicester, James Maddison ka pësuar një dëmtim para udhëtimit në Kosovë dhe është në dyshim për të luajtur në ballafaqimin e sotëm në ‘Fadil Vokrri’.

Maddison bëri paraqitjen e tij të parë për Tre Luanët në fitoren ndaj Malit të Zi të enjten në mbrëmje, me ç’rast edhe mori disa goditje, përcjell GazetaBlic.

Mesfushori ka udhëtuar në Prishtinë me pjesën tjetër të skuadrës , por Gareth Southgate nuk dëshiron të rrezikojë atë për këtë duel, sipas mediumeve britanike.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00./GazetaBlic/

-Sponzor-