LAJMI I FUNDIT: Thaçi, do të jap dorëheqje menjëherë nëse vërtetohet aktakuza, zemra me është lënduar por jo thyer

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për herë të parë është prononcuar rreth propozim aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke thënë se do të jap dorëheqje menjëherë nëse konfirmohet aktakuza, shkruan Gazeta Metro.

Presidenti Thaçi, përmes një videoxhirimi, ju ka drejtuar qytetarëve të Kosovës se zemra e tij është e lenduar por jo e thyer.

Sponzor

“1542 kam nderin e jashtëzakonshëm të ushtroj detyrën e Presidentit të Kosovës, Zemre im është e lënduar por jo e thyer. Ndjehem sot si asnjëherë me parë prej brengave dhe ballafaqimeve politike, këto brenga kanë qenë me të medha ndonjëherë, por politika i ka edhe këto”, ka thënë Thaçi

E kam ditur se do të paguam një çmim të lartë ne si ushtria çlirimtare,Krime lufte nuk ka bërë asnjëherë, ndonëse në paqe kam bërë gabime.” ka thënë tutje Thaçi.

Unë Hashim Thaçi kam mbështetë këtë Gjykatë Kushtetues çdo herë. Vendimi im ishte strategjik për vizionin e Kosovës, sot po thuhet se është bërë sabotim nga ana ime, por kjo është keqinformim.

Presidenti Thaçi ka thënë në fund se do të jap dorëheqje sapo të konfirmohet aktakuza.

Ven të theksohet se nga shumë jurist vendor dhe të huaj kjo propozim-aktakuzë, ndaj Thaçit dhe Veselit është cilësuar si jo ligjore dhe bërja publike e emrave të të akuzuarve si shkelje e procedurës, e cila ka ndodhur pa vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, e që diçka e tillë nuk do duhej të ndodhtë.

Gjithashtu, aktakuza e cila nuk është konfirmuar ende, është komentuar si ndërhyrje politike kundër bisedimeve në Shtëpinë Bardhë që pritej të fillonin më 27 qershor

-Sponzor-