LAJMI I FUNDIT: Vdes këngëtari i njohur, bie nga shkallët

0

Edhe një humbje e madhe!

Këngëtari i “The Zombies” dhe “The Kinks”, Jim Rodford ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një rënie fatale nga shkallët.

Rodfort sapo ishte kthyer në shtëpi pas një turneu me grupin e tij në Florida.

Lajmin e vdekjes e konfirmoi edhe kushëriri i muzikantit i cili u shpreh: “Është një dhimbje e thellë që kushëriri im i dashur, Jim Rodford ndërroi jetë në mëngjes pasi ra nga shkallët”, tramsnetonxing.

Rodford u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai ishte i martuar me Jean Rodford me të cilën kishte dy djem, Steve dhe Russell të cilët janë njëri baterist dhe tjetri kitarist.

“Jam i shkatërruar, s’kam fjalë për këtë humbje të papritur, isha i bindur se Jim do jetonte përgjithmonë, shok i mirë, muzikant i mirë, njeri i mirë”, ka shkruar Dave Davies, anëtar i grupit “The Kinks”

-Sponzor-