Latifi: Problemi kryesor – koncepti leninist i Albin Kurtit

0

Blerim Latifi, këshilltar politik i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës thotë se problemi kryesor në Vetëvendosje është koncepti leninist i liderit Albin Kurti.

Por, edhe për të larguarit nga kjo parti nuk ka fjalë të mira. Thotë se nuk janë kreativë.

Sponzor

“Insistimi i Grupit të Deputetëve të Pavarur me e përvetësu emrin e një subjekti të vjetër tashmë në skenën politike të cilën njerëzit e mbajnë mend vetëm për dështimet e tij, frikësohem se është gjest i mungesës së kreativitetit’, tha Latifi në Pressing në T7.

“Unë dyshoj se këta do të arrijnë të kenë ndonjë impakt të rëndësishëm në skenën politike”, theksoi ai.

-Sponzor-