LDK ‘godet’ liderët që do të shkojnë në Bruksel: I lidh vetëm pushteti

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me akuza ndaj liderëve shtetërorë pa dallim, në lidhje me vazhdimin e dialogut dhe udhëtimin e tyre në Bruksel, kur nesër do të takohen me Mogherinin, transmeton Gazeta NewBorn.

Në një komunikatë për media LDK-ja ka bërë të ditur se Thaçin, Veselin, Haradinajn e zyrtarët tjerë që nesër do të takohen me Mogherinin, i lidh vetëm mbetja në pushtet.

Sponzor

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se drejtuesit e institucioneve aktuale dhe individët e tjerë të infiltruar në pushtet për kusure politike, të cilët pritet të udhëtojnë në Bruksel, nuk kanë autoritet, nuk kanë legjitimitet dhe as mbështetje popullore që ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë. LDK konsideron se ky grup njerëzish të cilët i lidh vetëm mbetja në pushtet, e të cilët nuk përfaqësojnë më shumë se 40 % të qytetarëve, nuk i bëjnë nder dhe nuk mund të flasin e të marrin vendime në emër të qytetarëve të Kosovës, duke mos pasur mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Sponzor-