LDK-ja do të kërkojë zgjedhje të parakohshme

0

Në konferencën javore, Grupi Parlamentar i LDK-së, ngriti tri tema që sipas tyre janë të rëndësishme për vendin, siç janë Raporti i BE-së për Kosovën, Platforma e re për dialogun me Serbinë si dhe, siç thuhet në njoftim, përgatitjet e nevojshme teknike për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme
Njëra ndër pikat që LDK-ja ngriti në konferencën e rregullt javore, ishte edhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme.

“Përgatitjet e nevojshme teknike për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile dhe të përgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke bërë vlerësimin për Raportin e BE-së për Kosovën, ai theksoi se koalicioni qeverisës nuk ka arritur të adresojë çështjet me rëndësi të lidhura me progresin e Kosovës drejt BE-së dhe as të krijojë konsensus politik për çështjet me rëndësi nacionale.

Tutje Hoti tha se përpjekja për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka ngritur shqetësime serioze në Bruksel për gatishmërinë e shtetit të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare. Transmeton Gazeta NewBorn

-Sponzor-