LDK-ja ia thotë troq Vetëvendosjes: Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje!

0

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shkëmb Manaj, i ka propozuar një ofertë Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e një marrëveshje.

Përmes një postimi në Facebook, Manaj ka bërë një krahasim të ndarjes së pushtetit nga koha e presidentit historik Ibrahim Rugova, ku partia e parë që ka qenë LDK e ka pasur postin e të parit të shtetit dhe kryetarin e Parlamentit.

Sponzor

Postimi i plotë:

LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK.

Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë.

Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet.

Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione).

Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje!

-Sponzor-