LDK-ja, po ecë mirë

0

LDK-ja, po ecë mirë.
Ajo po rritet e po piqet çdo sekond e çdo minut, sepse jeton brenda kohës ashtu siq jeton çdo krijesë brenda lëkurës së vet.

Por ne kemi një shpresë që nuk do të thyet leht, sepse e ka vullnetin e hekurt brenda, dëshirën e flakt në bërthamë, ëndrrat e bukura në mendje, demokracinë e lindur në shpirtë, unitetin si formulë sekrete dhe kreativitetin në strukturën përbërëse. LDK-ja, e ka rastin që nuk do t’i përsëritet më,.

Sponzor

Për ta nxjerrur në sipërfaqe një lider me përmasa kombëtare, sepse e meritojmë.. Ai është lider, ate e bëri puna, angazhimi, vizioni dhe filozofia progresive.

Edhe më mirë që është nga Anamorava, sepse ne shquhemi për tolerancë, urti, për dije e punë… të shkolluar, të urtë e të kulturuar, por edhe patriotë oportunist që i duhen vendit. Luta po ecë me mendje të ndritur, i sigurtë drejt suksesit, drejt së ardhmes.

LDK-ja, ua mësoi demokracinë shqiptarëve, ajo ua skaliti lirinë në mendje e punën në shpirt. U dasht kohë që ta njohim vetëveten, t’i bindim të tjerët e t’i orientojmë kah duhet shqiptarët. Mosdija na shkaktoi vuajtje, mostoleranca robëri, urrejtja na shkaktoi mjerim. Por tani u mësuam çka është liria! Liria nuk vjen nga askush, nuk pikë as nga qielli i qëndisur prej yjeve të bukura, ajo buron nga brenda nga shpirti i secilit shqiptarë.

Për ata që nuk janë të lirë në shpirt e në mendje, gjithmonë do të gjinden okupues, ata nuk besojnë në vlera…se ajo që ti beson është më e rëndësishme se ajo që ti ke.

Shoqëria kosovare tashmë është pjekur dhe rritur mjaftueshëm, duke shfaqur gjithnjë e më shumë kërkesa për një standard të ri demokracie, qeverisje dhe jetese në vendin e vet.

Ne jemi gati… Luta po vjen duke ecur brenda kohës si ushtar i Ibrahim Rugovës,, sepse LDK-ja e Luta, janë të lidhur si mishi e ashti.

-Sponzor-