LDK-ja thërret mbledhje urgjente, shkak revoltimi i Vjosa Osmanit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet të mbajë një mbledhje urgjente me Kryesinë e saj. Gazeta NewBorn mëson se kjo mbledhje do të mbahet pas revoltës publike të Vjosa Osmanit sa i përket çështjes së postitë të kryeparlamentares të cilën e refuzoj, duke kërkuar që të jetë ministre e punëve të brendshme dhe zëvendëskryeministre e parë.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së sipas burimeve të Gazetës NewBorn pritet të mbahet sonte eventualisht nesër në orët e hershme të mëngjesit, pra para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë.

Poashtu Gazeta NewBorn, mëson se grupi i Vjosa Osmanit në Kuvend do të abstenoj votimin e Qeverisë, në shenjë revolte ndaj propozimit të partisë së saj që nënkryetari Agim Veliu, të jetë ministër i brendshëm.

-Sponzor-