Ledina Çelo flet për ‘sherrin’ me Elvana Gjatën

0

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo ka folur për herë të parë për recitalin e Elvana Gjatës në shkurt të këtij viti, ku e akuzoi se kishte kënduar playback.

E ftuar në “Pushime On Top”, ajo zbuloi se e vlerëson shumë Elvanën dhe e konsideron rastin si një debat të kaluar, transmeton Gazeta NewBorn.

Sponzor

Ledina Çelo: Ajo ka kaluar tashmë…Elvanën e kam shumë xhan, është një vajzë shumë punëtore dhe e përgëzoj për gjithçka që ka arritur. Ka shumë këngëtare që punojnë shumë, edhe pse nuk kanë vokal, por kanë ambicie dhe për këtë i përgëzoj. Këtu e kam fjalën edhe për këngëtare si Rihanna. Beyonce, pastaj është on top për mua. Por ka edhe shumë të tjera që punojnë shumë. Elvana është një prej këtyre dhe për këtë e përgëzoj.

Ndërkohë, ajo po punon për disa projekte të reja muzikore që do ti sjellë në treg shumë shpejt./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-