Ligji i Pagave të vijë sa më shpejt në Kuvend!

0

 

Në konferencën e sotme për media, theksova nevojën për inicimin sa më të shpejtë nga ana e Qeverisë të Ligjit të Pagave.

Sponzor

Për këtë ligj është punuar mbi 10 vite dhe ka arritur që të finalizohet gjatë qeverisë Haradinaj. Ky ligj i jep status të dinjitetshëm secilit shërbyes civil.

Ajo cka ne kërkojmë dhe i sygjerojmë qeverisë, është që ta vazhdojë rregullimin e pagave të këtij ligji, me një ligj me koeficient të zbuluar.
Pra, kërkojmë që mos t’i mbyllin koeficentët, për shkak se mbyllja e koeficientëve do ta ulte transparencën.

Kerkojmë që në programin e tyre qeveritar, dhe njëkohësisht në planifikimin buxhetor, të inkorporohet edhe buxhetimi i këtij ligji dhe ato amandamente të cilat sugjerohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese, të inkorporohen në projektligj dhe i njëjti të sillet për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës do ta ketë përkrahjen e parezervë të grupit parlamentar të AAK-së, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të vendoset një rregull në sistemin e pagave.

-Sponzor-