Limaj thotë se me votimin e demarkacionit i hapet perspektiva evropiane vendit

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për seancën për demarkacionin e cila do të mbahet nesër. Limaj ka thënë se është punuar shumë këta muajt e fundit për të krijuar parakushte për të arritur konsensusin për këtë temë.

Limaj shton se kanë bërë maksimumin e duhur dhe beson se përfundimisht nesër do të mbyllet kjo temë. “E para ne vazhdimisht kemi pasur dy qasje në Kuvend pro dhe kundër. Në këtë situatë ka qenë dashur të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë dhe e vetmja mënyre ishte gjetja e një zgjidhje me palën malazeze. Edhe Mali I Zi nuk ishte fort në situatë të mirë.

Në këtë situatë jemi ulë me fqinjë tanë malazez për të gjendur një zgjidhje dhe zgjidhja ka dalë nga marrëveshja. Nëpërmjet kësaj ne ia kemi ofruar deputetëve mundësinë për të votuar pa pasur dilema për çka po votojnë”, ka thënë Limaj në një intervistë për Zona B. Më tutje, Limaj ka thënë se janë disa arsye pse deputetët nuk gabojnë nëse e votojnë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

“Unë gjithmonë kam thanë nuk jap votë në Kuvend kur kam dilema. Veprimet që i kemi bërë qartësisht i largojnë dilemat. Ne po ia japim një mundësi vendit tonë duke ia hapur perspektiven evropiane të vendit”, ka shtuar Limaj.

-Sponzor-