Limaj tregon se kush ulej në karrigen e zbrazët në darkën te Thaçi

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë natës të së dielës i kishte ftuar për një darkë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit, dhe kryeministrin e Shqipërisë. Takimin te Thaçi e ka bërë publik i biri i presidentit, i cili e ka publikuar një fotografi nga ndeja.

Pjesë e kësaj darke  ishte edhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili sonte në Pressing në T7 ka treguar disa detaje të kësaj ndeje.

Sponzor

Limaj ka treguar se në karrigen e zbrazët, që është parë në fotografi, ishte i ulur djali i Presidentit, Endrit Thaçi.

“ Në atë karrige ulej Endriti. Ai e ka bërë edhe fton që është bërë publike”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Nismës ka folur edhe për shtëpinë e Thaçit. Ai ka thënë se ambienti në shtëpinë e presidentit ishte e mirë.

“ Shtëpia ishte e mirë. Ambienti i mirë dhe kaluam shumë bukur”.

-Sponzor-