LIVE/ Me nderime të larta varroset veprimtari, Adem Demaçi /FOTO/

0

Në lagjen “Velania”, konkretisht te “Varrezat e Dëshmorëve”, në Prishtinë, është bërë varrimi i veprimtarit, Adem Demaçi.

Me një ceremoni me nderime të larta shtetërore është varrosur sot trupi i pajetë i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Demaçi ndërroi jetë të enjten, në moshën 82 vjeçare, raporton lajmi.net.

Në ceremoninë e varrimit të tij, u panë të pranishëm krerë të lartë shtetëror e mijëra qytetarë të tjerë.

(11:30) – I jepet lamtumira e fundit Adem Demaçit

Kortezhi me trupin e pa jetë të Adem Demaçit arrin tek varrezat në Velani.

Me nderimet më të larta shtetërore po i jepet lamtumira e fundit veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Heroit të Kombit, fituesit të çmimit “Sakharov”, njeriut që njihej ndryshe si Mandela i Europës, Adem Demaçi.

Demaçi varroset në “Varrezat e Dëshmorëve” në lagjen Velania, pak metra larg nga varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në këtë ceremoni lamtumirës po marrin pjesë personalitete të larta shtetërore të vendeve të ndryshme, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe më gjerë.

Për të përcjell veprimtarin Demaçi janë të pranishëm edhe mijëra qytetarë. /Lajmi.net/

-Sponzor-