Lumezi: 39 raste për korrupsion janë hapur, për gjashtë së shpejti do ketë vendim

0

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka thënë se luftimin e korrupsionit duhet të jetë në vazhdimësi.

Ai ka thënë se luftimi i korrupsionit ndihmon Kosovën për integrim në BE.

Sponzor

Gjithashtu Lumezi ka deklaruar se në luftën kundër korrupsionit nuk duhet të falet askush, raporton lajmi.net. Tutje ka thënë se në bazë të raportimeve në media se ka filluar të mbledhin informata për 67 raste, ende nuk kanë filluar.

Ai ka kërkuar rritje të numrit të prokurorëve për rezultate më të mira në luftën kundër korrupsionit.

Lumezi ka thënë se nga 39 raste të nivelit të lartë të korrupsionit janë hapur, ndërsa për gjashtë raste pritet së shpejti të ketë vendime. /Lajmi.net/

-Sponzor-