Luta befason me fjalët për Hotin – Ja çka i tha sot në Gjilan

0

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës me katër korsi Gjilan-Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar qeverinë e Kosovës për përfundimin e këtij projekti.

Sponzor

“Më lejoni ti falënderoj kryeministrin që pa asnjë hezitim me ministren e Financave dhe të infrastrukturës ka mbyllë procesin me BERZH’in. Edhe rëndësia e kësaj rruge është e jashtëzakonshme sepse e rregullon infrastrukturën, duke rujtë impaktin dhe ujërat gjithçka që është problem urban”, ka thënë ai.

Haziri ka shtuar se kryeministri Avdullah Hoti ka ardhë në Gjilan për të dëshmuar që do të punojë në përfundimin e punëve që kanë mbetur që shumë vite.

“Faleminderit në këtë ditë të mirë, në këtë zheg të Gilanit, kryeministër kur dojnë në Gilan me kallxu që një punë që s’kryhet thojnë hajt se e shoh verës. Je ardh e ke dëshmu që në pikë të verës punët që kanë mbet që disa vite në proces po fillojnë”, ka thënë Haziri

-Sponzor-