Luta konfirmon raportimim e NewBornit për ndryshimet rrënjësore në LDK: Jemi kryesi në dorëheqje

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka dashur të përgjigjet nëse do ta pasojë Isa Mustafën në krye të partisë.

Haziri ka thënë se e tërë Kryesia e LDK-së është në dorëheqje, raporton Express.

Sponzor

Lexo Edhe:
Kimete Berisha: Po tutna po na gjen gjë, s’jemi mësu me gjithë këto të mira
“Nuk ka të bëjë me emra. Kryetari e tha, ne jemi kryesi në dorëheqje”, ka thënë Haziri para mediave, kur është pyetur nëse do të jetë ai kryetari i ri i LDK-së.

Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit, pas humbles së thellë të regjistruar nga zgjedhjet e djeshme parlamentare..

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

-Sponzor-