Macja kthehet në shtëpi pas 15 viteve

0

Derisa po e dërgonin te veterineri, macja e quajtur Tilly që jetonte më një familje në West Yorkshire ka dalë prej kutisë dhe është zhdukur përgjithmonë, shkruan Albeu.com

Pronarja që nuk ka dashur të identifikohet, e ka kërkuar për një kohë, por ka humbur shpresat dhe është bindur që nuk do ta sheh më kurrë, transmeton Telegrafi.

Sponzor

Mirëpo, disa vullnetarë të zonës, që merren me të drejtat e kafshëve, vendosën që të hulumtojnë në këtë drejtim dhe ia dolën të bashkojnë pronaren me macen e saj.

“Në kollaren e maces, ishte emri dhe numri i telefonit të pronarit, andaj telefonuam për të kontaktuar. Megjithëse nuk u përgjigj askush, vendosëm që t’i shkojmë në shtëpi” ka thënë një prej vullnetarëve.

Takimi mes tyre ka qenë shumë emocionues, pasi që nuk prisnin që ta gjenin ndonjëherë këtë kafshë të dashur shtëpiake, madje në gjendje shumë të mirë shëndetësore. /albeu.com/

-Sponzor-