Mbesa e Hashim Thaçit e ‘sulmon’ Albin Kurtin, ja si e quan…

0

Deputetja e Pastrisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi- Dragusha në një status të publikuar në llogarinë e saj në Facebook e ka quajtur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje të pafytyrë. Mbesa e Thaçit ka komentuar edhe thirrjen për të protestuar nesër nga kjo lëvizje.

Më poshtë gjeni statusin e saj të plotë:

1. Protesta është thirrur dhe organizuar nga partia Vetëvendosje, filozofia fillestare e së cilës në thelb ka qenë bashkimi kombëtar, pra bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Duke u thirrur në këtë kauzë, Kurti dhe VV-ja gjatë gjithë këtyre viteve ka shkaktuar një traumë të paparë në shoqerinë kosovare, duke përbuzur institucionet e vendit dhe etiketuar paturpësisht drejtuësit e tyre, duke shkaktuar dhunë ndaj institucioneve, policëve dhe personave të tjerë zyrtar, duke mos i kursyer as familjarët e tyre.
Sot, kur ideja e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën po përkrahet dhe fuqizohet nga njerëz të cilët, bazuar në pozitën, historinë dhe karrierën e tyre politike, ndoshta edhe mund ta realizojnë atë, është pikerisht Kurti dhe Vetëvendosje e cila jo vetëm që e kundërshton këtë ide deklarativisht, por edhe organizon protesta në rrugë e në sheshe.
Një njeri me kokë të kthjellët do të mund të pyeste: çka ndodhi me dëshirën e flaktë të Kurtit për bashkim të mbarë trojeve shqiptare?

2. “Kushtrimi” për pjesmarrje në protestë, duke iu drejtuar të rinjëve, grave, pensionistëve, të papunëve… është thirrje tipike elektorale. Duke qenë se Kurti e di se në çfarë pozite ka qenë VV-ja vetëm një vit me parë dhe në çfarë pozite është sot, ky është një rast i artë që të mbledh “votuësit potencial”, t’u drejtohet atyre, të akuzojë, të ofendojë, te shajë, te mallkojë… eventualisht të gjuajë ndonjë gurë dhe ta fsheh dorën.
Ai e di se njejtë sikur shkëlqimi ashtu edhe rënia e partisë të cilën e drejton, i faturohet pikërisht atij. Kështu që situata e krijuar, në të cilën kanë hise shumica e partive dhe politikanëve (sidomos atyre shqiptar) e po ashtu edhe disa media, është një ambient ideal për ushqimin dhe zhvillimin e ambicjeve personale të Kurtit dhe këndelljen e VV-së.

3. Thirrjes së Kurtit po i përgjigjen edhe disa deputet të partive të tjera opozitare dhe disa pseudo- intelektual e analistë “të pa-inkuadruar” në parti. Të flasim të vertetën, si të parët por edhe të dytët nuk është se njihen si figura stabile, me parime të forta politike e morale. Kështu që edhe është pritur që pikërisht këta persona të jenë të parët që bien pre e kurthit të Kurtit. Ata nuk ndihën rehat në lekurën e tyre për gjithçka që (s’)kanë bërë apo (mos) thënë. Duke qenë “nomad politik” nuk e kanë zor të bashkangjiten kujtdo dhe kudo që shohin një fije shprese për protagonizëm apo të tentojnë të japin mesazh pakënaqësie për deshtimin e marrjës së ndonjë pozite apo favori të cilin e kanë pretenduar. Por krejt kjo mund të jetë edhe thjeshtë padituri dhe naivitet i këtyre “aktivisteve të huazuar“ qoftë edhe për një ditë nga Kurti.

4. Protesta e 29 shtatorit dhe thirresit e saj nuk kanë kauzë. Nuk kanë parime. Nuk mbrojnë asgjë. Është false.
Kurti dhe Vetëvendosje deri tani, përpos që marrin rroga nga buxheti i Republikës së Kosovës, nuk kanë deklaruar kurrë se e njohin atë. Nuk e respektojnë asnjë element që e identifikon dhe simbolizon Republikën e Kosovës.
Unë kam dyshime të mëdha tek ata që thonë se mbrojnë diçka të cilën nuk e njohin. Prandaj do të ishte mirë edhe të na kursenin nga heroizmat.

5. Ndarjën e Kosovës, shkëmbimin e territoreve me Serbinë, faljen e veriut… të gjitha këto janë shpikje e opozites dhe disa politikanëve të tjerë; janë fraza të kundërshtuara apsolutisht nga Presidenti në shumë e shumë raste. Prandaj, kjo protestë është boshe, është absurde.

6. E fundit dhe më e rëndësishmja: kjo mund të mbetët vetëm ide e pa-realizueshme, ose ndoshta është taktikë e negociimit, megjithatë nuk mund ti ikim pyetjes se çfarë shqiptari duhët të jesh, e të kundërshtosh me kaq këmbëngulje, deri në arrogancë bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën?!!!

-Sponzor-